Nga Vendi
31 July 2026
Mexhiti pret ambasadorin polak, në qendër të takimit kontributi për rindërtimin e Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në takim ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora, i cili vizitoi komunën pas vendosjes së një pllake përkujtimore kushtuar urbanistit dhe arkitektit polak Adolf Ciborowski. Gjatë takimit, Mexhiti dhe ambasadori Brymora kanë diskutuar për rolin e Ciborowskit në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, me theks të veçantë te angazhimi i tij për ruajtjen e Çarshisë së Vjetër, si një nga pjesët më të rëndësishme të identitetit urban dhe kulturor të qytetit. "Gjatë takimit biseduam për kontributin e rëndësishëm të Ciborowskit në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963, veçanërisht për angazhimin e tij në ruajtjen e Çarshisë së Vjetër si pjesë e identitetit urban dhe kulturor të qytetit", ka shkruar Mexhiti. Ai e vlerësoi takimin si një mundësi për të riafirmuar miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, duke theksuar se respekti për figurat që kanë dhënë kontribut në historinë e përbashkët krijon ura të reja bashkëpunimi për të ardhmen. Mexhiti e falënderoi ambasadorin Brymora për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë
Marrëveshja SHBA-Iran ul tensionet, rihapet Ngushtica e Hormuzit15 June 2026
Hoti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Kemi pasur përafrime në çështjet ekonomike 3 September 2020
Zaev: 13 vatra aktive të zjarrit, presim ndihmë nga Serbia dhe NATO 3 August 2021