Nga Rajoni
3 May 2025
Ilir Meta: Pas 11 majit çdo lek i taksave do të shndërrohet në infrastrukturë dhe shërbime moderne

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë fushatës zgjedhore, duke premtuar se pas 11 majit, infrastruktura në vend do të marrë një drejtim të ri, të bazuar në përkushtim, transparencë dhe interes publik.

Nuk mund të harroj Nëntorin e vitit 1999, kur si Kryeministër, inagurova fillimin e punimeve të superstradës Kapshticë- Korçë, si pjesë e Koridorit të tetë.

Më tej vijuan edhe segmente të tjerë shumë të rëndësishme të "Koridorit 8" që kalonin brenda Shqipërisë.

Dukeshin sfida krejtësisht të parealizueshme në ato vite, por me përkushtim, seriozitet dhe monitorim të fortë u realizuan, madje me çmime shumë më të ulta se sa sot, kur Narkoqeveria bën kërdinë me financimet e rrugëve me shumëfishin e cmimit dhe me një cilësi mizerabël.

Të gjithë këtë eksperiencë të madhe dhe shumë të sukseshme, do ta përdorim pas fitores së 11 Majit, për të ndërtuar infrastrukturën që shqiptarët meritojnë, por Narkoqeveria j'ua ka mohuar me plaçkitjen e saj të pangopura korruptive.

Në Shqipërinë Madhështore, çdo lek i taksave të shqiptarëve do të shndërrohet në infrastrukturë dhe shërbime moderne.

 VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!

VOTO ILIR METAJ - QARKU TIRANË

 



Të ndryshme
Më shumë
Konfliktet e interesit që rrezikojnë ta përçajnë “Bordin e Paqes” të Trumpit12 October 2026
Haziri: Deklaratat për sulm nga Serbia, kamuflim për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë10 January 2024
Po hetohen 32 lokacione në Shkup për falsifikim të patentë-shoferëve11 September 2026