Nga Rajoni
10 May 2025
Ferizaj, adoleshenti plagos motrën me armë zjarri, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën "Mejdi Xhaferri" në Ferizaj, ku një 19-vjeçar me inicialet E.M. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas incidentit i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të shpejtë të njësive policore është lokalizuar dhe arrestuar brenda një kohe të shkurtër.

E plagosura ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar procedurat e mëtejshme ligjore. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 



Të ndryshme
Më shumë
Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit 1 December 2025
Demaku: Njeriu në 72 orët e fundit i riprodhohen në kujtesë ngjarjet që nuk kanë përfunduar13 September 2021
Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë29 June 2021