Nga Rajoni
10 May 2025
Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia.

Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash. 

Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga. 



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi prek një imam në Kërçovë, mbyllen 8 xhami30 June 2020
Pas 18 vitesh, Netanyahu dhe Lista Arabe bllokojnë ligjin që ua ndalon shtetësinë palestinezëve 6 July 2021
Bruno i “Përputhen” puth në buzë Arilena Arën në mes të emisionit22 September 2021