Nga Vendi
12 May 2025
VLEN reagon pas largimit të Taravarit: “Ai nuk solli ndryshimin, ai e pengoi atë”

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër pas vendimit të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët për të kaluar në opozitë. Në një deklaratë publike, përfaqësues të këtij koalicioni e kanë akuzuar Taravarin për mashtrim politik dhe devijim nga vullneti i elektoratit shqiptar.

“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin,” thuhet në një pjesë të deklaratës, ku theksohet se Taravari nuk po i kthehet popullit, por "listës së zezë", duke lënë të kuptohet një rikthim drejt strukturave të vjetra politike.

Sipas VLEN-it, largimi i Aleancës për Shqiptarët nga qeveria nuk është akt i braktisjes për shkak parimesh, por tradhti ndaj një projekti të përbashkët për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari – intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist…”, thuhet më tej në reagim.

VLEN ka bërë thirrje për unitet dhe vazhdim të rrugës së ndryshimit, duke ftuar të gjithë aktivistët dhe votuesit që ndihen të tradhtuar nga ky veprim, t’i bashkohen misionit të tyre politik. “Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!”, përfundon deklarata./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë: Për gjashtë muaj 801 gjoba për drejtim të automjeteve pa leje për vozitje 8 July 2021
Përgjegjësi i shërbimit për varrime në Myftininë e Tetovës jep alarmin!25 August 2021
MPB: Janë regjistruar disa parregullsi gjatë heshtjes zgjedhore15 July 2020