Nga Vendi
16 May 2025
Florim Besimi pas vendimit të gjykatës: “Në thelb kam qenë kundër këtij objekti dhe kam refuzuar ta pranoj”

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi, reagoi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë lidhur me rastin tragjik të zjarrit në Spitalin Modular, ku humbën jetën 14 persona. Ai e quajti të padrejtë vendimin që e shpall atë fajtor.

“Në thelb kam qenë kundër këtij objekti dhe kam refuzuar ta pranoj objektin. Vendimi i sotëm është i padrejtë dhe nuk pasqyron realitetin e asaj që ka ndodhur,” deklaroi Besimi.

Avokati i tij njoftoi se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Apelit, duke insistuar se klienti i tij ka dokumentuar refuzimin për të pranuar ndërtimin e spitalit modular./Almakpress

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha konfirmon kandidaturat e Kasamit dhe Zendelit për zgjedhjet lokale25 August 2021
Sot Dita e Veteranit të UÇK-së30 December 2025
A e dinit që moderatorja e njohur ka marrë pjesë në një program dashurie?14 March 2022