Nga Vendi
21 May 2025
Mickoski: Së shpejti pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e Klinikës së Shtipit

Kryeministri Hristjan Mickoksi tha se ndërtimi i Klinikës së Shtipit, Spitalit të Kërçovës dhe rikonstruimi i Klinikës në Tetovës janë çështje javësh se kur do të nisin punimet. Kjo do të mundësohet me marrëveshjen e arritur me Mbretërinë e Bashkuar. Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup.

Ndërsa vonesat dekadëshe për ndërtimin e klinikave të lartpërmendura, kryeministri thotë se janë si pasojë e pushtetit të kaluar.

“Motoja e kësaj qeverie është që të ndërtoj, jo të vjedh. Nëse ju kujtohet pjesa më e madhe e atyre projekteve në të kaluarën ishin të nisura dhe në një mënyrë të çuditshme u ndaluan, dhe kërkohej arsye që të mos vazhdoheshin. Qëllimi jonë si qeveri është që ti zgjedhim problemet dhe këtë po e bëjmë, në baza ditore këtë e bëjmë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

 

Mickoski tha se shëndetësia është në prioritetin e tij më të lartë, por kërkon mirëkuptim pasi kanë ndodhur shumë punë jo njerëzore në të kaluarën.

“Shëndetësia e ka fokusin tim personal. Nuk duhet të keni dilemë sepse është një ndër prioritetet më të larta të mia. Për fat të keq, trashëgimia është e madhe, edhe me drejtorin e fondit shëndetësor kur bisedoj por edhe me drejtorët, e di se me çfarë probleme përballemi. Kështu që pasi e ka fokusin tim personal e ndjejë se do të bëjmë shumë punë për shëndetësinë publike”, deklaroi Hristijan Mickoksi, kryeministër.

Mickoski gjithashtu tha se këtë vit buxheti i Fondit Shëndetësor është rritur me 18 miliardë denarë krahasuar me vitet e krizës së Kovidit./Alsat



Të ndryshme
Më shumë
Drejtësi për Klodianin: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme10 December 2020
Dëshironi të humbni peshë deri në verë? Përfshini këto ushqime në dietën tuaj30 April 2025
Regjistrohen 459 shkelje për mosmbajtje të maskës24 August 2020