Nga Vendi
25 May 2025
Bajram Rexhepi në Kongresin e 11-të të Partisë Demokratike Turke: "Ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoni.

Bajram Rexhepi ishte i pranishëm në Kongresin e 11-të të Partisë Demokratike Turke në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë fjalës së tij, Rexhepi vlerësoi rolin e kësaj partie në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai deklaroi se:
“Kjo parti i ka kontribuar marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ka shërbyer si një urë lidhëse në raportet me shtetin mik të Turqisë. Ajo ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoni.”

Kjo pjesëmarrje është një mbështetje e qartë për vlerat që promovon Partia Demokratike Turke dhe për rolin e saj në ndërtimin e një klime politike gjithëpërfshirëse në vend./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Kosovë, 152 raste të reja me koronavirus 5 July 2020
Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin 2 September 2020
Afrim Muqiqi: Ka qenë vendim i ngutshëm, dasmat e rezervuara është dashur të mbahen25 August 2021