Nga Vendi
5 July 2026
Lëvizja Arbëria shënon 1-vjetorin, Bekim Fazliu: Jemi bartës të një ideali kombëtar

Një vit pas themelimit të saj, Lëvizja Arbëria ka shënuar përvjetorin e parë të veprimtarisë. Me këtë rast, Bekim Fazliu theksoi se lëvizja nuk është krijuar thjesht si një organizim politik, por si vazhdim i një ideali që, sipas tij, buron nga historia dhe ndërgjegjja kombëtare shqiptare. Fazliu u shpreh se anëtarët e Lëvizjes Arbëria janë "trashëgimtarë dhe bartës të një ideje që ka udhëtuar brez pas brezi", duke shtuar se synimi është ruajtja e identitetit, dinjitetit dhe aspiratës shqiptare për liri, barazi, bashkim dhe realizimin e ëndrrës kombëtare. Ai theksoi se "kombet ecin përpara kur nuk harrojnë rrënjët e tyre", ndërsa e cilësoi Arbërinë si pjesë të kujtesës, përkushtimit dhe përgjegjësisë historike, me fokus nga e ardhmja dhe respekt për sakrificat e së kaluarës. Në mesazhin e tij, Fazliu shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit që kontribuojnë në veprimtarinë e lëvizjes, duke uruar që 1-vjetori të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në shërbim të kombit, qytetarëve dhe vlerave që bashkojnë shqiptarët.



Të ndryshme
Më shumë
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021
Greqia përballë rritjes dramatike të rasteve me COVID-19 5 August 2020
OVL-UÇK: Kurti e Sveçla e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit, lironi dy veteranët që po i mbani në paraburgim 6 October 2026