Nga Vendi
7 June 2025
Edhe shqiptarët e Maqedonisë nisen drejt Tiranës, radhë kilometerike në doganë

Qindra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që po udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshjen me Serbinë, kanë mbetur të bllokuar në radha të gjata në pikën kufitare të Bllatës.

Temperaturat e larta dhe orët e gjata në radhë po shkaktojnë shqetësim të madh, veçanërisht për gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ndërkohë që në doganën e Maqedonisë së Veriut janë në funksion katër sportele dhe kalimi bëhet shpejt, pala shqiptare funksionon vetëm me një sportel aktiv, duke krijuar një kaos të vërtetë në hyrje të vendit.

Qytetarët kanë reaguar me indinjatë, duke e cilësuar situatën “torturuese” dhe një mungesë të theksuar menaxhimi nga ana e autoriteteve doganore shqiptare.

Shqiptarët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse për të marrë masa urgjente dhe për të rritur kapacitetin e përpunimit të hyrje-daljeve në këtë pikë kufitare të rëndësishme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Denoncimi 1:

Ne doganen e Maqedonise kalojne direkt ndersa ne Doganen (Bllat) tone shikoni trafikun

Denoncimi 2:

Pershendetje. Nese mundeni lutem publikojeni kete. Radhe kilometrike ne doganen e Bllates Diber. Ne vap gra e femije me ore te tera. Nderkohe dpgana e Maqedonise me 4 sportele. Keta jane te cmendur, na e cuan jeten ne radhe e me torture. Nje sportel i vetem./JOQALBANIA



Të ndryshme
Më shumë
Laurel bëhet atletja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojëra Olimpike21 June 2021
Do ta zgjidh me babanë e Rogertit sipas Kanunit, i ati i Selin mesazh familjes së banorit15 March 2026
9 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-1925 July 2020