Nga Vendi
10 June 2025
ESHS-Maqedoni: Kostoja e jetesës në maj 2025 u rrit për 1.5%

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave të RMV-së, kostoja e jetesës në maj 2025 u rrit për 1.5% krahasuar me muajin prill.

Kjo rritje është shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimit të ushqimit dhe pijeve joalkoolike, të cilat shënuan një rritje prej 4.1%.

Përveç ushqimit, rritje çmimesh u regjistrua edhe për mallra dhe shërbime të ndryshme (1.5%), pije alkoolike, duhan (0.8%), veshmbathje dhe këpucë (0.5%), si dhe për rekreacion, kulturë, mobilje dhe mirëmbajtje shtëpiake. Rritje më të vogla çmimesh u regjistruan edhe në kategoritë e strehimit, shëndetit dhe energjisë.

Nga ana tjetër, qytetarët ndjenë lehtësim në transport, ku çmimet ranë me 3.6%, dhe një rënie e lehtë u regjistrua edhe në shërbimet e hotelerisë (restorante dhe hotele) dhe komunikimet.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, maji 2025 regjistroi inflacion prej 3.3%, që do të thotë se çmimet janë rritur mesatarisht me kaq gjatë një viti.

Indeksi i çmimeve me pakicë, nga ana tjetër, tregon një rritje prej 1.6% në bazë vjetore, ndërsa rritja mujore krahasuar me prillin është minimale – 0.2%. Edhe pse disa produkte dhe shërbime janë bërë më të lira, pamja e përgjithshme tregon se jeta vazhdon të bëhet më e shtrenjtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpenzimet themelore siç është ushqimi.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Autobusi pa licencë kaloi tre kufij, mund të ketë elemente korruptive23 November 2021
Arian Ademi nis bisedat me Ferencvaroshin29 July 2020
Koçani edhe nesër do të marshojë për drejtësi28 November 2025