Nga Vendi
10 June 2025
Tetovë: Droga dhe armë në bastisje – tre të ndaluar nga policia

MPB Maqedoni njofton se dje 09.06.2025 në orën 17.10 në Tetovë, oficerët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë ndaluan personat I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 fishekë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazët, 100 fishekë kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera të dyshuara se kanë origjinë nga një vepër penale.

“Personat u ndaluan në një stacion policor dhe prokurori publik u njoftua për ngjarjen, dhe pas dokumentimit të plotë të saj, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Izet Mexhiti: Bashkë, na priftë e mbara! 4 August 2020
Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë 9 September 2021
Siljanovska-Davkova uron 28 shtatorin - Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve28 September 2025