Nga Vendi
18 June 2025
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim nga territori i Izraelit mbërriti shëndoshë e mirë në aeroportin e Shkupit mbrëmë.

Bëhet fjalë për tetë persona – katër fëmijë dhe katër të rritur – të cilët, si pjesë e një transporti më të madh të organizuar, lëshuan territorin e Izraelit dhe u drejtuan për në Egjipt, nga ku u transportuan në Shkup me një aeroplan qeveritar.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, informoi përmes rrjeteve sociale për procesin e evakuimit të përfunduar me sukses, duke theksuar se me këtë operacion vendi ynë është ndër të parët në Evropë që organizon dhe zbaton kthimin e sigurt të qytetarëve të saj nga zona e konfliktit.

Ministria, përmes përfaqësisë diplomatike dhe konsullore në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e mbetur maqedonas që ndodhen në territorin e Izraelit.

 



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Tetovës ka reaguar pas akuzave publike të bëra nga shtëpia botuese "Onufri"26 May 2025
Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare12 July 2020
Adriana Matoshi tenton ta puthë në buzë shoqen e ngushtë21 June 2021