Nga Vendi
29 June 2025
Konferenca e 6-të për Autizmin në Tetovë: “Së bashku ta bëjmë autizmin të flasë”, mesazhe shprese, bashkëjetese dhe ndërgjegjësimi

Qendra e Autizmit “Fluturo për Jetën – Tetovë” organizoi Konferencën e 6-të rajonale për autizmin, nën moton “Së bashku ta bëjmë autizmin të flasë”, ku morën pjesë prindër dhe specialistë të fushës nga të gjitha trevat shqiptare.

Në qendër të diskutimit ishte rëndësia e zbulimit të hershëm, pranimit dhe drejtimit tek specialistët, si faktorë kyç në përballimin e sfidave që shoqëron spektri i autizmit.

Momente të veçanta sollën vëllezërit Dardan dhe Jamarbër Hoxha nga Tirana – një tregim prekës i bashkëjetesës me autizmin, ku dashuria dhe përkushtimi i vëllait bëhen urë komunikimi me botën.

Konferenca u karakterizua nga emocione, mesazhe të forta dhe një frymë shprese, duke përçuar qëllimin kryesor të saj: të flasim hapur për autizmin, ta kuptojmë dhe ta përqafojmë ndryshe.

Një moment i veçantë ishte bashkëngjitja e kësaj kauze nga figura të shquara të politikës, artit, kulturës dhe shoqërisë civile nga trevat shqiptare, të cilët përmes fjalëve të tyre përçuan mesazhe mbështetjeje, sensibilizimi dhe përfshirjeje sociale për personat me autizëm dhe familjet e tyre.

E veçantë për këtë edicion ishte gjithashtu prezenca e klerit mysliman dhe katolik, të cilët në harmoni përçuan mesazhe të fuqishme për gjithë shoqërinë: të afrohemi me dashuri dhe pa paragjykime ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë të mbushur me pacientë27 August 2021
Grubi mbetet në arrest shtëpiak, Gjykata Penale pranon kërkesën e Prokurorisë22 March 2026
Rita Ora i përgjigjet thirrjes së ‘UNICEF’, organizon koncert nga shtëpia 7 August 2020