Nga Vendi
15 July 2020
Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar

Kryetari Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjen parlamentare në Maqedoninë e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht në votime.

Lideri i PDSH-së ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë korrekte dhe demokratike, derisa ka shprehur shqetësimin se qytetarët maqedonas po kanë vështirësi për dalë në kutitë e votimit.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të jenë korrekt dhe demokratike të shkojnë mirë duke i përmbushur standardet demokratike. Kemi një shqetësim të përbashkët që megjithatë qytetarët kanë vështirësi në dalje, do të ishte mirë që të gjithë të mobilizohen”, tha ai.

Maqedonia e Veriut sot po mban ditën e tretë me radhë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.



Të ndryshme
Më shumë
E papritur! Ndahen Mateo dhe Brikena?13 November 2026
Historianët e Deçanit për betejën e Kosovës: Serbia po tenton ta falsifikojë historinë30 June 2021
DAP apelon: Afati i fundit për regjistrim në TVSH është 15 janari 202613 January 2026