Nga Vendi
30 June 2025
Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike

Nga Klinika e Onkologjisë informojnë se të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe se janë të disponueshëm ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

“Ilaçi Paclitaxel është porositur me kohë nga Klinika, por ka vonesa në distribuim dhe na është njoftuar se këto ditë do të shpërndahet në Klinikë. Për Paclitaxel-in ka zëvendësim nga e njëjta grupë barnash me efikasitet identik dhe ai është Docetaxel-i. Gjithashtu, ilaçi Erlotinib zëvendësohet te pacientët me Gefitinib, i cili ka efikasitet të njëjtë.

Tenderët janë realizuar me kohë dhe presim që këto barna të arrijnë në javën e parë të korrikut. Në ndërkohë, siguroj se për të gjitha terapitë ka zëvendësim cilësor dhe vazhdimësia në trajtim është plotësisht e garantuar”, informon Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

 

Nga MSH thonë se këtë vit është dyfishuar buxheti i kushtëzuar i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për barna inovative./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Veliaj kërkon monitorim ndërkombëtar të seancës gjyqësore, ngre dyshime për procesin ndaj tij në Gjykatë 1 May 2026
Çair, jehona e votuese deri në ora 15:00 është rreth 30 për qind15 July 2020
Kryeministri i ri i Izraelit i shkruan letër Kurtit, e falenderon për ambasadën në Jerusalem 5 July 2021