Nga Vendi
1 July 2025
Në gjimnazin e Tetovës deri tani është regjistruar vetëm një nxënës

Në gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është regjistruar vetëm një nxënës. Udhëheqësia e shkollës pret që me uljen e kritereve në afatet tjera, të shtohet numri i nxënësve. Krahas gjimnazit, në shkollën e mesme të mjekësisë ka interesim shumë të madh.

“Edhe pse është një ndër shkollat më të bukura dhe më të pajisura nga të tjerat, si me kabinete, amfiteatro dhe kushte super moderne, megjithatë në gjimnazin “7 Marsi”, interesimi i nxënësve për t’u regjistruar është tejet i dobët. Në dy afatet e para, këtu është pranuar vetëm një nxënës”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Arsye për mos interesimin e nxënësve është distanca dhe vendndodhja e kësaj shkolle. Drejtori thotë se vitin e ardhshëm do të ndërtohet objekt i ri në lokacion tjetër. Ismail Vllashi beson se në afatet tjera do të ulen kriteret dhe do të rritet numri i nxënësve.

“Në fillim patëm 14 nxënës që u paraqitën dhe vetëm njëri ka plotësuar kushtet për tu pranuar në shkollën tonë pra kishte mbi 60 pikë, dhe në aplikimin e dytë ka më tepër pak të interesuar. Gjithsej kemi paraparë 242 nxënës që kemi paraparë për tetë paralele, ndërsa e dini vetëm një nxënës është pranuar deri tani”, tha Ismail Vllashi, drejtor i gjimnazit “7 Marsi”.

Ndryshe nga gjimnazi “7 Marsi”, në shkollën e mesme të mjekësisë, interesimin është tejet i madh.

“Interesimi është shumë i madh, në afatin e parë kemi pranuar 403 nxënës. Drejtimi për motër infermiere është mbyllur më aplikimi si dhe kozmetika. Vende të lira ka në teknik, farmacie, fizioterapi, teknik dhëmbësh asistent dentar dhe laborant”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SH.M.M “Nikolla Shtejn”.

Ndryshe, në gjitha shkollat e mesme të Tetovës kanë mbetur edhe rreth 730 vende të lira për regjistrimin e nxënësve, shumica prej tyre në “7 Marsi” dhe shkollat profesionale. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Bexheti për politizimin në shkollat e Tetovës: Problemi është më i thellë, edukimi nuk është si duhet 8 October 2021
Nga 6000 denarë për 280 mijë qytetarë parashihen në pakon e katërt27 September 2020
ESHS Maqedoni: Janë regjistruar mbi 419 mijë qytetarë13 September 2021