Nga Rajoni
24 September 2026
Pasi heshti për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Donika Gërvalla kufizon komentet në Facebook

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kufizuar komentet në postimet e saj në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka reaguar publikisht për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Gërvalla, e cila drejton Ministrinë e Drejtësisë, nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe dënimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ndërkohë, në postimet e ministres në rrjetet sociale, komentet janë të bllokuara, kështu që qytetarët nuk mund të komentojnë publikisht nën publikimet e saj.

Në një postim sot ajo ka kujtuar tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, por komentet janë të kufizuara.

Ajo ka kufizuar komentimet edhe në disa poste të muajit shtator.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria me detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova25 November 2025
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura maksimale deri në 41 gradë 1 July 2021
Maqedoni, me dozën e parë është vaksinuar mbi 44,6 për qind e popullatës mbi 18 vjet 7 September 2021