Nga Vendi
2 July 2025
Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve

Pensionistët, të cilët më shumë se një vit më parë protestuan për rritje lineare të pensioneve, sot nga Shën Nikolla kërkuan edhe këtë vit të fitojnë rritje lineare të pensioneve, në vend të rritjes me përqindje. Trajçe Stanojkov, anëtar i Bordit Iniciativ të Komunës së Shën Nikollës, thotë se masat aktuale për harmonizimin e pensioneve, të cilat bazohen në një rritje përqindjeje, janë të pamjaftueshme dhe nuk sigurojnë shpërndarje të drejtë të mjeteve.

“Kërkojmë që kryeministri Mickoski të na presë më 15 korrik dhe t’ia shpjegojmë propozim-ligjin që e kemi dorëzuar në Kuvend dhe njëkohësisht t’i tregojmë për parregullsitë në këto 30 vjet, gjatë periudhës së tranzicionit”, deklaroi Stanojkov.

Pensionistët theksojnë se po protestojnë edhe për të rinjtë. Sipas tyre, nëse rritja e pensioneve bëhet në bazë përqindjeje, edhe pensionistët e ardhshëm do të dëmtohen.

 

Tubimi dhe protesta u zhvilluan sot në Shën Nikollë, dhe në të morën pjesë pensionistë nga të gjitha qytetet. Përveç takimit me kryeministrin, pensionistët kërkuan edhe një herë publikisht dorëheqjen e kryetares së Lidhjes së pensionistëve, Stanka Trajkovska, të cilën e akuzojnë se nuk përfaqëson interesat e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani ministrit serb: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës, Serbia ende fle në varreza masive16 October 2021
Kodi Zgjedhor në ngërç, partitë pa marrëveshje për diasporën dhe njësinë zgjedhore 8 July 2026
Shtrenjtohen çmimet e produkteve në Maqedoni, shpenzimet janë rritur për 3,6 për qind13 September 2021