Nga Vendi
3 July 2025
Deputetja e VLEN-it për shkollën në Nerovë: Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Mejdani që po gllabëron meritat!??

Pasi nga BDI dhe ASH-ja e Taravarit, meritat për legalizimin e shkollës në Nerovë të Krushevës i’a dhanë Ambasadorit Meidiani, ka reaguar deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai.

Ajo ka hedhur hije dyshimi mbi rolin e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në këtë zhvillim të rëndësishëm.

“Shkolla në Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN. Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Meidani që po gllabëron meritat!?” – shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shtuar me ironi: “Ku ishit deri tani?”



Të ndryshme
Më shumë
Rrëfimi i gruas që lindi nëntënjakë: Çdo ditë kam nevojë për gjashtë litra qumësht29 July 2021
Arrestohet vajza e cila e sulmoi fizikisht nënën e saj 8 July 2021
Ademi nxjerr dokumentet për Alta Bankën: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi rrugën bankës serbe14 November 2026