Sport
4 July 2025
Chelsea merr gjobën më të madhe nga UEFA-s, 31 milionë euro për shkelje financiare

Klubi i Chelseat është gjobitur nga UEFA me 31 milionë euro pas konstatimit të shkeljeve të rregullave financiare për vitet fiskale që përfunduan në 2023 dhe 2024. Vendimi vjen si pjesë e hetimit të gjerë të organit më të lartë europian për klubet që kanë shfaqur probleme me përputhshmërinë buxhetore.

Chelsea ka pranuar shkeljet dhe ka arritur një marrëveshje pajtimi me UEFA-n, e cila përfshin pagesën e gjobës dhe një angazhim për të respektuar rregullat financiare në të ardhmen.

Por dënimi nuk përfundon këtu: nëse klubi nuk respekton kriteret e përcaktuara gjatë periudhës së monitorimit, atëherë do të përballet me një gjobë shtesë prej 60 milionë eurosh.

Ky zhvillim është një tjetër sinjal i fortë nga UEFA për vendosmërinë e saj për të forcuar rregullat e “fair-play’-t financiar dhe për të ndëshkuar klubet që tejkalojnë kufijtë e lejuar të deficitit në përpjekje për të qenë konkurrues në fushë.



Të ndryshme
Më shumë
Bejta: Programi për Gostivarin që duam, bazë reale për transformimin e qytetit30 September 2021
Daut Haradinaj: Do të zhgënjehen ata që e kanë votuar Albin Kurtin18 June 2021
Maqedonia e Veriut/ Ndërron jetë 18-vjeçarja shtatzënë e prekur nga COVID10 September 2021