Nga Vendi
6 July 2025
QMK: Tre zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën 8:00 janë regjistruar tre zjarre aktive në territorin e vendit.

Siç publikoi QMK, aktiv është zjarrin në fshatin Beshishtë të Prilepit, ku po digjet një pyll i përzier.

Në fshatin Creshnevë, lokaliteti Cero Pole, në komunën Makedonski Brod, është aktiv një zjarr në një pyll me lisa dhe shkurre të degraduara.

 

Nuk është shuar edhe zjarri në komunën Çashkë nën Solunska Glava, midis vendeve të quajtura burimet e Babunës dhe Babina Dupka. Zjarri është një zjarr pyjor dhe aktualisht, thekson QMK, nuk ka flakë aktive, por vetëm tym në një zonë shkëmb.



Të ndryshme
Më shumë
Olsa paralajmëron risi të madhe për Prime 1 të Big Brother-it: “Për herë të parë kaq masivisht”29 October 2026
Rezultatet e PISA-s: Nxënësit në Maqedoni me rezultate jo të kënaqshme 8 September 2026
Zhvillimet e fundit për ish-krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti mblodhi Kryesinë Qendrore të BDI-së17 September 2026