Nga Vendi
8 September 2026
Rezultatet e PISA-s: Nxënësit në Maqedoni me rezultate jo të kënaqshme

Rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, i njohur si PISA, tregojnë se nxënësit 15- vjeçare në vend vazhdojnë të jenë nën mesataren e vendeve të zhvilluara në 3 fushat kryesore, matematike, lexim dhe shkencë. Në matematikë, nxënësit nga Maqedonia e Veriut kanë arritur 369 pikë ndërsa në lexim 342 pikë. Në shkencë, e cila ishte edhe fusha kryesore e vlerësimit në këtë cikël të PISA-s, rezultati mesatar është 378 pikë. Vetëm 32 për qind e nxënësve në Maqedoninë e Veriut kanë arritur nivelin bazë të njohurive në matematikë, ndërsa në lexim këtë nivel e kanë arritur vetëm 26 për qind e nxënësve. Në shkencë niveli minimal i kompetencës është arritur nga rreth 36 për qind e nxënësve.

Të dhënat e PISA-s për vitin 2025 tregojnë një rënie drastike të rezultateve në lexim dhe matematikë në të gjithë botën.

Gjashtë vendet e para në renditjen e leximit i zënë vendet aziatike si Singapori, Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani. Gjermania është pak mbi mesataren, në vendin e 23-të. SHBA-të janë në vendin e 13-të, Polonia në vendin e 14-të dhe Turqia në vendin e 16-të. Në matematikë, Gjermania është nën mesataren, në vendin e 26-të, vetëm një vend mbi SHBA-në. Te 7 vendet e para janë të zëna nga vendet aziatike, me Estoninë në vendin e 8. Në shkencat natyrore, Gjermania është vetëm 2 pikë mbi mesataren dhe renditet e 23-ta, Turqia ka bërë përparim të konsiderueshëm në këtë fushë dhe tani renditet e 19-ta, një rritje prej 18 pikësh krahasuar me studimin e vitit 2022.

Kjo do të thotë që në fushën e “shkencës” nxënësit kanë probleme në interpretimin e të dhënave të thjeshta ose në deshifrimin e grafikëve. Për sa i përket “leximit”, kjo do të thotë që ata kanë vështirësi në nxjerrjen e informacionit nga tekste të thjeshta. Në fushën e “matematikës”, ata nuk janë në gjendje të kuptojnë marrëdhënien midis njësive dhe çmimit, pra aftësitë themelore të nevojshme për blerjen e ushqimeve.

Si faktor i kësaj rënie, autorët e studimit supozojnë se është mbyllja e shkollave nga virusi COVID-19. Gjithashtu edhe inteligjenca artificiale ka pasur një ndikim si shpërqendrim dixhital te nxënësit dhe një mungesë interesi në rritje për të lexuar libra.
 



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëron ligj special për Koçanin: Të bisedojmë për të gjitha tragjeditë30 April 2025
Silvinjo edhe 11 të besuarit e tij kundër Andorrës 12 November 2025
Mjeku shqiptar në Zvicër: 40 % e rasteve të reja janë mërgimtarë që janë kthyer nga Kosova 2 September 2021