Nga Vendi
10 July 2025
Kontroll në klubet e natës në Tetovës dhe Gostivarit, ndalohen 7 persona për keqpërdorim të qëndrimit turistik

Më 09/10.07.2025 nga ora 22:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, u krye kontroll në një objekt ushqimor – bar nate në fshatin Zhelinë, në pronësi të J.F. (47) nga fshati Zhelinë, për zbulimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën pesë shtetas të Republikës së Shqipërisë, të moshës 24 deri në 50 vjeç. Gjithashtu, në një objekt ushqimor – klub nate në fshatin Zubovcë, rajoni i Gostivarit, në pronësi të R.B. (50) nga fshati Dobridol, u gjetën dy shtetas shqiptarë, të moshës 33 dhe 36 vjeç. Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ata u ndaluan në Stacionet Policore të Tetovës dhe Gostivarit për procedura të mëtejshme.

 



Të ndryshme
Më shumë
Dhurata Dora sapo vulosi një super sukses ndërkombëtar, por jo në muzikë22 August 2020
Albin Kurti gati për Berlin, jo për “Open Balkan”20 August 2021
Teuta Arifi uron fillimvitin e ri shkollor nga shkolla e re Reçicës së Vogël (Foto) 1 September 2021