Nga Vendi
14 July 2025
Pesë zjarre aktive në Maqedoni

Në periudhën nga dje deri në mëngjesin e sotëm deri në orën 7, pesë zjarre janë aktive në ambient të hapur, ndërsa 19 janë shuar.

Nga zjarret aktive, një është në Komunën e Dojranit në fshatin Nikolic, ku po digjet një pyll me kërcell të ulët, një tjetër në Komunën e Çuçer Sandevos, ku po digjet pyll me kërcell të ulët në fshatin Gornjani.

Një zjarr aktiv ka edhe në Komunën e Velesit pranë fshatrave Xhidimirci dhe Krushje, në Komunën e Makedonski Brod midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Sllatinë, ku po digjet një pyll lisi, shkurre dhe bimësi e ulët.

 

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, një zjarr ka edhe në komunën e Prilepit në vendbanimin Tri Bagremi, i cili ka prekur bimësinë e ulët.



Të ndryshme
Më shumë
Lladrovci: S’ka bir nane që e lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica – as Vjosa e as Albini 5 July 2021
Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë17 October 2025
Artisti Alkent Pozhegu falënderon kancelaren Angela Merkel për kontributin e saj ndaj kosovarëve28 September 2021