Nga Vendi
16 July 2025
Ndalohet një polic i burgut, MPB: Tentoi të fus drogë në burgun e Idrizovës

MPB Maqedoni njofton se dje (15.07.2025) në Stacionin Policor të Gazi Babës, nga Institucioni Korrektues Burgu Idrizovë, është raportuar se gjatë kontrollit të H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si oficer policie në Policinë e Burgut, janë gjetur dy paketime dhe dyshohet se ai po transportonte drogë.

“Zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës në SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje dhe është vërtetuar se pakot përmbajnë lëndë bimore dhe një substancë pluhur të bardhë”.

“H.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor, ndërsa në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngriten akuza përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Kryediplomati kroat: Të liberalizohen vizat për Kosovën sa më shpejt22 June 2021
Në Mykonos u pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që u fotografua me Grenell 6 August 2021
Dita e katërt e fushatës për zgjedhjet lokale 2025 2 October 2025