Nga Vendi
15 August 2025
Siç ndodh rëndom kur afrohen zgjedhjet, Kuvendi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

Siç ndodh rëndom kur afrohen zgjedhjet, Kuvendi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Deputetët të cilët supozohej të ishin në pushim, do të mblidhen nesër për të miratuar disa nga ndryshimet që ishin propozuar dhe do të duhej të ishin miratuar muaj më parë. Në propozim parashikohet njohja e portaleve në Kodin zgjedhor, disa rekomandime të OSBE-ODIHR-së por edhe mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur.

Pasi Gjykata Kushtetuese kishte anuluar dispozitën për mbledhjen e të paktën 1% të nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur në zgjedhje, tani si zgjidhje, Kuvendi propozon mbledhjen e të paktën 0.95% të nënshkrimeve. Propozimi është vetëm i shumicës dhe nuk dihet nëse do të ketë konsensus dhe Badenter për miratimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermania i bën presion BE-së për Ballkanin: Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam 2 October 2026
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit 9 March 2026
Sela në Forinë: Do të miratojmë ligj që kazino të ketë brenda hoteleve me pesë yje 6 July 2020