Nga Vendi
15 July 2020
KSHZ: Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen në ora 23:00

Votimi në kushte të coronavirusit në këto zgjedhje kuvendare do të përfundojë dy orë më vonë në krahasim me zgjedhjet e mëhershme kur votimi përfundonte në ora 19:00.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Admir Shabani bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, pra në orën 23:00.

“Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Shabani.

Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Leku i mbiçmuar? Analiza: Deri në 40% e forcimit nuk shpjegohet nga turizmi, IHD apo remitancat19 July 2026
Teuta Arifi edhe zyrtarisht kandidate për Tetovën, merr mbështetje nga Ali Ahmeti dhe dega e Tetovës 3 September 2021
Gjysmëfinalet e para në Ligën e Evropa dhe Ligën e Konferencës 1 May 2025