Nga Rajoni
4 September 2025
Berisha: Kreu i organizatës kriminale të George dhe Alex Soros në Shqipëri është Ramaduro!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  përmes një postimi në Facebook publikoi një video shoqëruar me akuza ndaj George dhe Alex Soros, si dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi se “sistemi i reformës në drejtësi i Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan dhe kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta edhe në Shqipëri”.

Ai theksoi se presidenti i SHBA ka shpallur me aktin RICO George dhe Alex Soros si organizatë kriminale të mirëfilltë, duke shtuar se “kjo organizatë nuk është vetëm kombëtare, por ndërkombëtare, dhe në Shqipëri është e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, të pasuruar me miliona euro”.

Më tej, Berisha akuzoi se produktet mafioze të kësaj organizate shtrihen në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke përmendur rastin e Altin Dumanit, të cilin rikujtoi si u dekorua pas arrestimit të tij nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të cilin e quajti “anëtar të organizatës kriminale të Sorosit”.

Berisha e shoqëroi videon me dixhiturën: “Kreu i organizatës kriminale të George dhe Alex Soros në Shqipëri është Ramaduro!”.



Të ndryshme
Më shumë
Flet e reja afgane: Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpitë e tyre, talibanët kanë vendosur kufizime në aeroport19 August 2021
I transformuar tërësisht, Edi Furra humb 40 kilogramë23 August 2021
“Kush je ti? Ku po na con?”, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit 4 September 2021