Nga Vendi
9 February 2026
Pa interpelancë për Fillkovin, Gashi mbështet studentët dhe kërkon respektim të Ligjit për Gjuhët

Në Kuvend nuk ka mbërritur asnjë interpelancë ndaj ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, pavarësisht thirrjeve të shumta publike dhe politike për dorëheqjen e tij, të nxitura nga qëndrimet lidhur me kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Gjatë një takimi joformal me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se në këtë rast duhet të respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se ai personalisht e ka mbështetur kërkesën e studentëve. Sipas tij, deri më tani në adresë të Kuvendit nuk ka pasur asnjë procedurë zyrtare për interpelancë ndaj ministrit.

Në të njëjtin takim, u bë e ditur se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me formimin e grupit të punës për Kodin e ri zgjedhor, proces që duhet të iniciohet nga Ministria e Drejtësisë. Po ashtu, nuk është arritur asnjë marrëveshje politike për projekt-ligjin mbi qeverinë teknike, i cili u ishte dorëzuar deputetëve për shqyrtim.

Deputetët pritet të mblidhen nesër në seancën e radhës plenare, ndërkohë që jashtë Kuvendit janë paralajmëruar protesta nga sindikatat, të cilat kërkojnë rritjen e pagës minimale. Policia ka informuar Kuvendin për planin e veprimit, duke sqaruar se hyrjet për automjete do të bllokohen, ndërsa funksionimi i seancës nuk pritet të pengohet, me theks në respektimin e së drejtës së qytetarëve për protestë.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrov: Non-paper i fundit është komplot ballkanik, ndoshta vjen nga ne15 September 2021
Taravari: Votuesit e BDI-së në Gostivar janë banditë 30 September 2021
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve vazhdon gjykimi për rastin në diskotekën “Puls”29 December 2025