Nga Vendi
5 September 2025
QMK: Nuk ka zjarre aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri sot (05.09.2025), në orën 07:00, në territorin e RMV ka gjithsej 8 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve nuk ka aktive, 1 është nën kontroll dhe 7 janë të shuar.

Nga atje thonë se zjari që është nën kontroll është në Komunën e Gjevgjelisë, gjegjësisht në Malin Kozhuf ku ka zjarr në sipërfaqe.

“Zjarret e shuara janë në Komunën e Kavadarit – f. Vatasha (vegjetacion i ulët); Komunën e Likovës – mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksicë (vegjetacion i ulët); Komunën e Strumicës – f. Dabillë (vegjetacion i ulët dhe kallamishte); Komunën e Gazi Babës, Komunën Shutkë – rr. Brsjaçka Buna (mbeturina); Komunën Vinicë – f. Vinçka Krshla (vegjetacion i ulët, shkurre, vreshta dhe pemishte)”, thonë nga QMK.



Të ndryshme
Më shumë
Ndodh edhe kjo! Infermieri vjedh ilaçet e COVID-19 në spital 1 September 2021
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë reagon pasi Vjosa Osmani shkarkoi Valdete Dakën15 June 2021
Zidane i afërt me Realin e Madridit, por një premtim e mban larg stolit 3 May 2026