Nga Vendi
22 September 2025
Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Mjekët kanë vepruar sipas protokolleve mjekësore

Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare është pranuar në spital të shtunën në mbrëmje me dhimbje të muskujve.

Elezi tha se pas pranimit të pacientes, mjekët kanë vepruar në përputhje me protokollet mjekësore dhe i kanë dhënë terapi në përputhje me moshën e pacientes.

“Pacientja është lajmëruar në spital në reapartin pediatrik më 20.09 me dhimbje të muskulaturës. Fëmija ka qenë në krah të prindërit dhe nuk ka mundur të ecë. Nga ana e mjekut kujdestar janë marrë të gjitha masat e menjëhershme me analiza të duhura, për të ardhur te diagnoza e saktë e pacientes. Është pranuar në repartin pediatrik dhe është filluar me terapinë sipas moshës. Infuzionet janë dhënë në bazë të protokolleve mjekësore. Gjendja ka qenë stabile deri në ditën e nesërme dhe i janë bërë sërish analiza”, deklaroi Elezi.



Të ndryshme
Më shumë
Pas 50 vitesh, nis transformimi i madh i Çarshisë së Vjetër në Çair14 April 2026
Krijohet aplikacioni që parashikon se sa gjatë do të jetoni22 June 2021
Deklarata bombë e John Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi 5 July 2020