Nga Rajoni
23 September 2025
Këshilli Bashkiak/ Komisioni i Ligjeve miraton futjen në rend dite të kërkesës së këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Veliajt

Miratohet për futjen në rend të ditës kërkesa që kanë bërë këshilltarët socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve të bashkisë së Tiranës, ku u shqyrtua kërkesa e këshilltarëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj mësohet se ka patur debate të forta mes këshilltarëve socialistë dhe atyre të opozitës.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që, krahas kërkesës së PS-së, të merret në shqyrtim edhe kërkesa e tyre e depozituar disa muaj më parë, e cila ka të njëjtin objekt: shkarkimin e Veliajt për mungesë të zgjatur në detyrë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PS-së kanë këmbëngulur se rrethanat janë të reja dhe se aktualisht po shqyrtohet vetëm kërkesa e paraqitur nga grupi i tyre në Këshillin Bashkiak.

Në orën 15:00 pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak, e cila do të diskutojë për vendimmarrjen e Komisionit të Ligjeve dhe nëse kjo kërkesë do t’i kalojë Këshillit të plotë për shqyrtim.

Mbledhja përfundimtare e Këshillit Bashkiak është caktuar për orën 16:00, ku pritet të diskutohet zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë./SYRI.net



Të ndryshme
Më shumë
BE vlerëson Kosovën dhe kritikon Serbinë për ngecje në reforma18 March 2026
Egli Tako na prezanton me dhuratat që pranoi për ditëlindje15 September 2026
NATO flet qartë: Pakti Kosovë–Shqipëri–Kroaci forcon stabilitetin, jo tensionet14 February 2026