Nga Vendi
24 September 2025
Vdekja e 7-vjeçares në Tetovë, Azir Aliu: Do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur lëshime

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka thënë se "do të ketë përgjegjësi për vdekjen e 7-vjeçares në Tetovë nëse konstatohet se ka pasur lëshime në trajtimin e saj shëndetësor".

Ai tregoi se tashmë tre ekspertë po bëjnë analizat klinike të procedurave të ndërmarra, ndërsa pret që obduksioni të ndihmojë për të treguar më shumë se çfarë ka ndodhur.

“Si ministri e Shëndetësisë kemi krijuar grup me tre anëtar, ekspertë të cilët nuk e di sot apo nesër, do të shkojnë atje dhe do ta analizojnë pjesën klinike të kësaj procedura. Pas kësaj do të dalim me informata. Obduksioni – ende nuk kemi rezultate nga obduksioni. Edhe ai do të na ndihmojë të shohim pastaj se si është procedura deh çfarë ka ndodhur me shëndetin e kësaj vajze”, tha Azir Aiu, ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe, pas rastit me 7-vjeçaren në Spitalin e Tetovës, Ministria e Shëndetësisë formoi komision hetimor, i cili do të hetojë detajet rreth këtij rasti tragjik.



Të ndryshme
Më shumë
Legalizimi i kanabisit, VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit21 July 2021
Ashley tregon gjoksin, për herë të parë në Francë 1 July 2020
Humb jetën një 22-vjeçar nga Maqedonia në një aksident në Greqi 5 July 2021