Nga Vendi
25 September 2025
SPB Tetovë: Ndalohen 12 persona nga Kosova dhe Shqipëria, keqpërdorën qëndrimin turistik në vend

SPB Tetovë njofton se zyrtarët policorë dje kanë ndaluar 12 persona nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në vend.

"Më 24.09.2025 në periudhën nga ora 10:30 deri në 14:00 në rajonin e Tetovës, punonjës policie nga Departamenti për Kriminalitetin Ndërkufitar, Migrimet, të Huajt dhe Riatdhesim Tetovë, në rrugën “Iliria” dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, kanë arrestuar dhe shoqëruar në polici personat B.M.(29), A.C.(23), Ç.L.(27), F.L.(34), K.L.(53) dhe R.L.(33), të gjithë nga R. Kosovës dhe M.S.(46), K.K.(40), G.D.(36), F.O.(32), R.L.(38), A.P.(33) dhe një person i mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë, pasi që kishin keqpërdorur qëndrimin turistik në shtet, gjegjësisht kishin qëndruar në kundërshtim me qëllimin".

"Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Ademi: Po tentohet heqja e kuotave etnike në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë 8 July 2026
Demaku: Njeriu në 72 orët e fundit i riprodhohen në kujtesë ngjarjet që nuk kanë përfunduar13 September 2021
Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile 9 September 2021