Kuriozitete
28 September 2025
Gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat .

Studimet tregojnë se gratë flenë më shpejt dhe kalojnë më shumë kohë në fazën e gjumit të thellë, gjë që sugjeron një nevojë më të madhe për pushim.
Megjithatë, pagjumësia, depresioni dhe ndryshimet hormonale shpesh prishin cilësinë e gjumit tek femrat.
Eksperti i gjumit, Tom Coleman, shpjegon se ekzistojnë disa arsye pse gratë kanë më shumë nevojë për gjumë. “Një pjesë e kërkimeve ka treguar se ato përdorin më shumë trurin e tyre gjatë ditës”, thekson ai.
Ai shton se gratë kalojnë më shumë kohë si në gjumin e thellë ashtu edhe në atë të lehtë. “Të dyja janë po aq të rëndësishme, restaurimi dhe riparimet fizike ndodhin kryesisht në gjumin e thellë, ndërsa riparimet psikologjike ndodhin në gjumin e lehtë”, përfundon Coleman.



Të ndryshme
Më shumë
Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim i ri politik 5 July 2025
“Monstra”, prokuroria kërkon paraburgim për Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirin13 November 2020
Sanchez kërkon mbledhje urgjente të BE-së për krizën e emigracionit në Ceuta 1 August 2026