Nga Vendi
28 September 2025
MPB: Privohen nga liria dy persona nga Velesi, gjatë bastistjes u janë gjetur qese me marihuanë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona në Veles, pasi në një vikend shtëpizë është gjetur marihuanë.

“Më 27.09.2025 në orën 18:00, punonjës policie nga Departamenti kundër Tregtisë së Paligjshme me Drogë dhe armë pranë SPB-Veles i arrestuan G.L. (46 vjeç) dhe G.D. (39 vjeç), të dy nga Shkupi. Pas marrjes së informatave paraprake dhe bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, u krye bastisje në një shtëpi vikendi dhe ambiente ndihmëse në territorin e fshatit Karabunishte, rajoni i Velesit, të cilat përdoren nga G.L. Gjatë kontrollit, pranë shtëpisë së vikendit u gjetën G.L. dhe G.D. duke nxjerrë nga fusha disa bimë kanabis. Gjithashtu u gjetën disa kovë dhe qese me marihuanë, një makinë për përpunimin e bimëve të kanabisit dhe një pistoletë”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Një rrëfim personal nga Pop Diva Adelina Ismaili10 August 2021
Rekord testimesh në vend, 188 raste të reja dhe 5 viktima29 July 2020
Djali i Sorosit takohet me Edi Ramën, publikon fotografi nga Vlora27 July 2021