Nga Vendi
29 September 2025
Këtë javë priten reshje bore në Maqedoni – bien temperaturat, erë nga veriu

Mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta, në fundjavë pritet stabilizim

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftojnë se gjatë kësaj jave Maqedonia do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe erëra nga drejtimi verior. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, ndërsa në zonat malore priten reshje të përkohshme bore.

Sipas DPHM-së, e mërkura pasdite deri të premten do të karakterizohet nga reshje më intensive shiu, të cilat në disa zona mund të kapin sasinë mbi 30 litra për metër katror. Gjatë kësaj periudhe, do të depërtojë një masë më e ftohtë ajri nga veriu, e cila do të sjellë reshje bore të përkohshme në zonat malore.

“Të enjten dhe të premten, për shkak të masës së ftohtë dhe erës veriore të përforcuar, do të krijohen kushte për reshje bore në male.

Temperaturat do të bien ndjeshëm,” thuhet në njoftimin zyrtar.



Të ndryshme
Më shumë
Rexhepi: Do të ngrejë iniciativë për bashkimin e forcave progresive19 November 2021
Për çfarë nuk mund të merren vesh BDI-ja dhe LSDM-ja? Ahmeti këmbëngul që në vitin e parë të Qeverisë së re Kryeministri të jetë shqiptar11 August 2020
Kris dajaku! Gruaja e bën për spital burrin e saj 27 August 2021