Nga Vendi
3 October 2025
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin e automjeteve të rënda në aksin Dibër – Mavrovë

Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 6:50 e mëngjesit të sotëm është vendosur ndalim qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë, trafiku në rrugët tjera shtetërore zhvillohet normalisht, edhe pse me prezencë lagështie. Intensiteti i lëvizjes jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare në anën maqedonase nuk janë regjistruar vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.



Të ndryshme
Më shumë
ESHS-Maqedoni: Kostoja e jetesës në maj 2025 u rrit për 1.5%10 June 2025
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni27 October 2021
“Zogu i Tiranës” flet për kohën në burg: Festuam Shën Valentinin29 September 2021