Nga Vendi
6 October 2025
Bilall Kasami premton stacion të ri modern të autobusëve në Tetovë

Kandidati për kryetar i komunës së Tetovës nga radhëte VLEN-it Bilall Kasami, ka paralajmëruar sot ndërtimin e një stacioni të ri modern të autobusëve në bllokun 58, i cili sipas Kasamit, do të jetë funksional dhe i integruar bë rrjetin e transportit publik.

Bilall Kasami po ashtu ka premtuar edhe blerjen e pesë autobusëve të ri dhe tre minibusëve  që do të jenë elektrik, me qëllim shtimin e kapaciteteve të transportit publik, por edhe përfshirjen e fshatrave të malësisë në rrjetin e transportit publik, me ç’rast, sipas Kasamit, do të ndihmohet edhe përpastërtinë e ajrit.

Kandidati i VLEN për kryetar komune, premtoi sot edhe ndërtimin e shtigjeve të reja për biçikleta të cilat planifikohet të ndërtohen në linjë të veçantë bashkë me transportin publik.



Të ndryshme
Më shumë
Etja për histori mbush “Fadil Vokrrin”, biletat dalin në treg të zi me çmime marramendëse29 March 2026
Zgjedhjet e reja në Kosovë paralajmërojnë kosto të lartë ekonomike 7 March 2026
8 milion rrufe në ditë godasin Tokën, ngrohja globale ndikim tek to 1 July 2021