Sport
11 October 2025
Statistikat e përballjeve direkte Shqipëri-Serbi, përfshirë edhe ato me ish-Jugosllavinë

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje kundër Serbisë në Leskovc, ku fituesi i këtij takimi, me shumë gjasa do të blindojë vendin e dytë në grup.

Dy skuadrat janë përballur mes tyre 11 herë, ku mes këtyre ndeshjeve llogariten edhe ato që kuqezinjtë kanë luajtur në të shkuarën kundër ish-Jugosllavisë.

Në 11 takimet e mëparshme, 3 ndeshje kanë qenë mes Shqipërisë e Serbisë, e 8 të tjera kanë qenë mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, megjithatë fitorja e vetme e kuqezinjve ka qenë në 14 tetorin e vitit 2014, me rezultatin 0-3 në tavolinë, fitore kjo që e ndihmoi Shqipërinë të shkonte në Europianin e 2016 me 14 pikë.

Veç asaj fitoreje, kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë tjetër, teksa 8 fitore i ka Serbia kundër nesh dhe dy të tjera janë mbyllur në barazime, ku e fundit ishte në qershor në Tiranë. Kuqezinjtë do të synojnë që të marrin një tjetër fitore sonte në mbrëmje, ku padyshim që do të ishte një nga fitoret më historike.© SYRI.net



Të ndryshme
Më shumë
Si t’ja kërkoni paratë dikujt që ju ka borxh, pa u vënë në siklet24 June 2021
Më shumë shi ka rënë në Krushevë, temperaturat më të ulëta janë matur në Mavrovë20 November 2025
Një 24-vjeçar nga Shkupi gjendet pa jetë në shtëpinë e tij, trupi dërgohet për autopsi 5 July 2026