Nga Rajoni
14 October 2025
Formimi i qeverisë së re, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime, por po e bëjmë një plan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë prej partive politike për formimin e qeverisë së re. Derisa kanë mbetur edhe 12 ditë afat për formimin ekzekutivit, Kurti theksoi se po e bëjnë një plan për një gjë të tillë në ditët në vijim. Lideri i Vetëvendosjes është mandatuar për kryeministër nga presidentja Osmani më 11 tetor. Afati i fundit për të thirrur seancë plenare për votim të qeverisë është 26 tetori. Këto ditë Kurti tha se ka qenë shumë i angazhuar me analizimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.


“Tepër shumë punë këto ditë. Analiza e rezultateve nga qendrat. Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat në komuna me rezultatin që kemi arritur në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende të zhvilloj ato komunikime, por po e bëjmë një plan për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, deklaroi Albin Kurti, Mandatar për Qeverinë e re.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me COVID-1929 June 2021
Vuçiqi rikthen retorikën për Kosovën, Gjermania: E kemi njohur si shtet të pavarur31 July 2026
Studim: Helmi i nepërkës braziliane mund të bëhet mjet kundër koronavirusit 1 September 2021