Nga Vendi
17 October 2025
Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas për ditën e zgjedhjeve

Të dielën, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale, zyra e Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët nga ora 7 deri në 19 do të mund të raportojnë shkelje të të drejtës zgjedhore.

Raportimet mund të bëhen edhe personalisht në të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit – në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, si edhe në numrat lokalë të telefonit të publikuar për çdo qytet.

Nga institucioni informojnë se do të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e të drejtave të votuesve, ndërsa kujtojnë se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe se çdo shkelje e saj përbën vepër të dënueshme.

Avokati i Popullit apelon që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë protokollet shëndetësore gjatë votimit.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetja e ASH-së kërkon rritje të pagës minimale me mbështetje nga shteti për bizneset25 February 2026
Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike24 June 2021
Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: I ka disa elemente që janë atraktive16 October 2021