Nga Vendi
18 October 2025
Heshtje zgjedhore në RMV: Sot votojnë të sëmurët, personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe ata në paraburgim

Mbrëmë në mesnatë filloi heshtja zgjedhore e cila do të zgjas deri ora 19:00 të 19 tetorit. Gjatë 20 ditëve fushatë për këto zgjedhje të lokale e cila filloi më 29 shtator, kandidatët për kryetar komunash kanë pasur mundësinë të prezantojnë ofertën e tyre para qytetarëve.
 

Sot votojnë personat e pafuqishëm ose të sëmurë, personat në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe personat në azile.

Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ndalohet paraqitja mediatike e pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore.

Radiodifuzerët duhet të raportojnë gjatë ditës së zgjedhjes, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve,, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Ndryshe, më 29 shtator në Maqedoninë e Veriut filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të këtij viti, rrethi i parë i të cilave do të mbahet nesër, më 19 tetor. Fushata zgjati pandërprerë deri më 17 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë, i cili do të mbahet më 2 nëntor, do të vazhdojë deri më 31 tetor.



Të ndryshme
Më shumë
Atdheu i ‘Përputhen’ takohet me Morena Tarakun në Turqi 7 July 2021
Thaçi: PDSH do të jetë derë e hapur edhe për anëtarët e partive të tjera20 December 2025
Konkursi për regjistruesit rajonal në Maqedoni i hapur deri më 25 gusht23 August 2021