Nga Vendi
19 October 2025
Arber Ademi: Në shumë komuna shqiptare po ndodh një referendum i vërtetë

Nga selia e BDI-së, pak para mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Arber Ademi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur optimist për ecurinë e ditës zgjedhore.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me pjesëmarrjen e votuesve. Në shumë komuna shqiptare po ndodh një referendum i vërtetë. Populli po e merr fatin në duart e veta, kjo dalje masive është dëshmi e vetëdijes sonë kombëtare dhe e besimit në forcën e votës,” deklaroi Ademi.

Ai theksoi se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike, ndërsa shprehu besimin se kjo pjesëmarrje do të përkthehet në fitore për forcat që përfaqësojnë interesin shqiptar.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në Javën e Modës në Milano me paraqitjen e saj elegante23 September 2026
Qytetarët janë në traumë nga Covidi, duhet t’i promovojmë projektet, kjo është pozitive – tha Zaev 3 September 2021
Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente 7 October 2026