Nga Rajoni
31 October 2025
Seanca për shkarkimin nga Rama/ Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj pritet të jetë i pranishëm në seancën publike ku do të përballet me qeverinë dhe Presidencën për shkarkimin e propozuar.

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit./Syri.net
 



Të ndryshme
Më shumë
SPAK me njoftim zyrtar për masat ndaj Vlora Hysenit: Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra22 September 2026
Irani kërcënon Ngushticën e Hormuzit, rrezik për ekonominë globale 2 March 2026
Përparim Rama nga marshi i studentëve: UÇK-ja është vlerë kombëtare, nuk mund të kriminalizohet21 September 2026