Nga Bota
27 October 2021
Lotaria në kërkim të personit që fitoi 2.4 milionë euro para dy muajve, nuk u lajmërua për paratë

Lotaria gjermane është në kërkim të një fituesi që ka fituar 2.4 milionë euro rreth dy muaj më parë dhe ende nuk është paraqitur.

“Westlotto” në Munster publikoi këtë informacion të martën, transmeton revista Fenix.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur fituesin dhe për t’i dhënë atij çmimin e tij,” tha një zëdhënës i Westlotta.

Punonjësit e Westlott në Munster u kërkuan klientëve të tyre të shikonin biletat e vjetra të lotarisë.

Ata supozojnë se milioneri i ri vjen nga zona e Ruhrit, ku është paguar bileta e lotarisë më 25 gusht.



Të ndryshme
Më shumë
U arrestua me këngëtaren Elsa Lila, kush është boksieri i njohur shqiptar që trafikonte drogë në Itali16 March 2022
Familjes së Brikenës dhe Mateos iu shtohet një anëtar i ri29 September 2026
BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional26 June 2025