Nga Rajoni
10 November 2025
Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët.

Anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, Hill do të nisë dëshminë në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.

Gjyqi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë Dhomat e Specializuara duke thënë se duhet të gjykohen krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Ata kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Specialen, por një gjë e tillë nuk është arritur.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-ës, pas një seance maratonike, votuan ndryshimet kushtetuese përmes së cilave u mundësua themelimi i Gjykatës Speciale.



Të ndryshme
Më shumë
Arifi: Zbutet situata me koronavirusin në Tetovë 22 June 2020
Shqiptarët iu dalin në ndihmë gjermanëve pas përmbytjeve19 July 2021
Cilët kanë qenë emrat e kontaktuar nga “Big Brother VIP” për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? 1 October 2021