Nga Vendi
19 November 2025
Punimet në rrugën 102 në Tearcë pritet të nisin së shpejti

Sot u realizua një inspektim në terren në fshatin Tearcë, së bashku me përfaqësues të kompanisë që pritet të nisë shumë shpejt punimet në rrugën 102. Kjo rrugë nis nga udhëkryqi tek Komuna dhe shtrihet deri tek ura në “Lumbardh”, që lidh Tearcën me Përshefcën. Gjatësia e saj arrin në 946 metra, ndërsa gjerësia është 5 metra.

Projekti është i financuar nga Banka Botërore dhe menaxhohet nga Ministria e Transportit. Procedurat e nevojshme për fillimin e punimeve dhe për kompletimin e dokumentacionit pritet të finalizohen së shpejti, në mënyrë që të hapet rruga për nisjen e punës në terren.

Gjatë inspektimit u konstatua se në periudhat e mëparshme nuk janë realizuar daljet nga gypi kryesor i kanalizimit dhe ujësjellësit, elemente kyçe për kyçjen e amvisërive dhe bizneseve përgjatë trasesë së rrugës. Autoritetet përgjegjëse paralajmëruan se këto mangësi do të trajtohen para fillimit të punimeve infrastrukturore.



Të ndryshme
Më shumë
Pika kufitare të Maqedonisë së Veriut në rritje rekord të shitjeve të karburanteve, shqiptarët furnizohen më lirë përtej kufirit27 April 2026
Flet nga ceromonia e varrimit familjari i 18-vjeçares së vrarë, ky është mesazhi i tij24 August 2021
Protestat e dhunshme, Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic që është në këtë front19 October 2026