Nga Vendi
21 November 2025
Jusuf Abduli u zgjodh kryetar i Këshillit në Komunën e Tetovës

Pothuajse tre javë pas përfundimit të procesit zgjedhor konstituohet këshilli i Komunës së Tetovës.

Dështimi i deritanishëm ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve midis partnerëve të koalicionit VLEN për emrin e kryesuesit.

Në ditën e fundit të afatit ligjor, me 16 vota për dhe 11 kundër pas miratimit të mandateve, këshilli zgjodhi Jusuf Abdulin nga koalicioni VLEN, përkatësisht partia Alternativa si kryetar.
Këshilli komunal poashtu zgjodhi edhe komisionin për emërime si dhe komisionin për kurorëzimet./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Studimi: Kombinimi i vaksinave garanton mbrojtje të mirë29 June 2021
Nga mesnata derivatet e naftës me çmim më të lirë15 December 2025
Shkendije Mujaj vishet në të zeza18 August 2021